Tuesday, June 25, 2024
spot_img

Futsal EURO 2026/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues, përballet me Danimarkën, Armeninë & Kazakistanin

Kombëtarja shqiptare e Futsallit ka njohur kundërshtarët në kualifikueset e Kampionatit Europian. Shorti i hedhur ditën e sotme në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës e ka pozicionuar Shqipërinë në grupin 6 me Danimarkën, Armeninë dhe Kazakistanin.

Të gjitha ndeshjet kualifikuese do të luhen në përiudhën 9 dhjetor 2024 – 16 prill 2025 me sistem vajtje-ardhje.

10 vendet e para të çdo grupi do të kalojnë menjëherë në finalet e Kampionatit Europian të Futsallit, ndërsa tetë vendet e dyta më të mira do të shkojnë në play-off ku do të luajnë shanset për t’u kualifikuar në finalet e Europianit të Futsallës.

Ndeshjet e raundit play-off do të luhen në datat 15-24 shtator 2025, ndërsa finalet e Kampionatit Europian të Futsallit do të organizohen nga Letonia dhe Lituania në periudhën 18 janar – 8 shkurt 2026.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT