Saturday, July 27, 2024
spot_img

Gashi për Raportin e Freedom House: Ky është rezultati i 20 viteve të BDI-së!

Kryetari i Alternativës dhe bartës në Njësinë Zgjedhore Numër 2 për koalicionin opozitar shqiptarë, Afrim Gashi, ka komentuar Raportin e fundit të Freedom House për Maqedoninë e Veriut, në të cilin raport, Maqedonia e Veriut, thuhet se ka shënuar rënia në pothuajse të gjitha fushat.

Gashi shkruan se ky Raport është rezultat i 20 viteve të BDI-së.

 

“Raporti i Freedom House tregon se Maqedonia ka rënë 11 vende më poshtë, duke treguar tendenca autokratike dhe korrupsion të lartë. Sot vetëm Serbia është më keq se Maqedonia e Veriut. E pra, ky është rezultati i 20 viteve të BDI-së. Bujar Osmani, Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, flasin për Evropë, por na kanë çuar drejt Serbisë.
Ta fillojmë një rrugë të re, me VLEN”, ka shkruar Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT