Wednesday, May 29, 2024
spot_img

Gashi premton 500 milionë euro për infarukturën e Likovës

Gjatë natës së mbrëmshme aktivitetet e koalicionit VLEN janë mbajtur në Komunën e Likovës. Me këtë rast, kryetari i parisë Alternativa, Afrim Gashi ka premtuar një rregullim të infaruktures në këtë komunë.

Ai ka thënë se nuk ka logjikë të flitet për gjera të tjera, kur këtij vendi i mungojnë gjerat elementare.

“Nuk ka kuptim që ata ende të vijnë këtu e të flasin për UÇK-në, për dëshmorët, për veteranët e invalidët, ndërsa secili fshat ka mungesë uji, mungesë dritash, mungesë asfalti e mungesë kanalizimi. Prandaj, obligimi ynë është që në qeverinë e ardhshme të ndajmë 500 milionë euro nga buxheti shtetëror dhe njëherë e përgjithmonë ta mbyllim temën e infrastrukturës edhe për zonën e Likovës”.

Tutje kryetari i Alternativës ka thënë se ndryshimi për qytetarët do të vije vetëm për mes një kodi.

“Të dashur të pranishëm, nëse këtë që e thashë dëshirojmë ta bëjmë realitet, ekziston vetëm një kod dhe ky është numri 6. Më 24 prill ky kod e hap derën që Taravari të shkojë në raundin e dytë, ndërsa kur Dr. Arbeni të fitojë, 8 maji do të jetë një mundësi që secili të festojë.
Ju faleminderit e mirupafshim në fitoren e madhe!”.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT