Saturday, July 27, 2024
spot_img

Gërvalla: Një luftë tjetër në Ballkan do të ishte shumë e mirëpritur për Rusinë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwartz, vuri në dukje se Rusia mund të ndezë tensionet në Ballkan dhe të krijojë një luftë të re për të copëtuar Perëndimin nëse fiton luftën me Ukrainën.

Kryediplomati kosovar ka paralajmëruar për “NatSec Daily” se ambiciet territoriale të presidentit rus Vladimir Putin nuk ndalen në kufirin ukrainas – dhe se fitorja e Ukrainës kundër Rusisë do të sigurojë stabilitet në Ballkanin e trazuar për vite me radhë, transmeton RTK.

“Strategjia e Putinit është të mbajë Perëndimin të hutuar me konflikte të ndryshme. Pra, një luftë tjetër në Ballkan do të ishte shumë e mirëpritur për Rusinë”, theksoi ajo, duke shtuar se Kosova në veçanti është një objektiv tundues për Putinin, pasi prosperiteti i vendit minon argumentin e tij se Perëndimi nuk mund të ndihmojë vendet e ish-bllokut lindor.

“Putini flet për Kosovën çdo javë… Nuk ka të bëjë me rëndësinë gjeopolitike të Kosovës, por ka të bëjë me faktin se Kosova është një histori suksesi e Perëndimit, një histori suksesi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. është një histori suksesi e NATO-s, një histori suksesi e vendeve të Evropës Perëndimore”, theksoi Gërvalla-Schwartz, për “NatSec Daily”.

Paralajmërimi i Gërvalla-Schwartz vjen pasi vendet e tjera evropiane afër Rusisë kanë shprehur publikisht shqetësimet e tyre për agresionin në rritje të Putinit ndaj fqinjëve të saj. Suedia tha javën e kaluar se Putini po shikonte ishullin e rëndësishëm strategjik balltik të Gotland.

Kryeministri finlandez Petri Orpo paralajmëroi se Rusia tashmë po sulmon fqinjët e saj duke përdorur taktika hibride. Dhe Bashkimi Evropian e ka dënuar gjithashtu Rusinë për heqjen e bombave që përcaktojnë kufirin e saj lumor me Estoninë.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT