Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut: Raporti i fundit nga LAMM (25 Mars 2026)

SHKUP – Sipas raportit të fundit të lëshuar nga LAMM (Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë) këtë mëngjes, komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa. Ky është informacioni i fundit mbi qarkullimin, punimet aktive dhe gjendjen në pikat kufitare.

 

Pasqyra e qarkullimit dhe pikat kufitare

Lëvizja e automjeteve në akset nacionale po kryhet në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është i matur, duke mundësuar një udhëtim të rrjedhshëm për drejtuesit e mjeteve.

vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk raportohet për pritje të gjata apo vonesa si në hyrje, ashtu edhe në dalje të shtetit.

Kujdes nga rrëshqitjet e dheut

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalistikës, sidomos në zonat ku ka rrezik të lartë për odrone (rrëshqitje të gurëve dhe dherave). Kjo vlen veçanërisht për rrugët që kalojnë nëpër lugina dhe gryka malore.

Akset ku kërkohet vëmendje e shtuar:

  • Katllanovë – Veles

  • Mavrovë – Dibër – Strugë

  • Vinicë – Berovë

  • Koçan – Dellçevë


Punimet në rrugë dhe ndryshimet e regjimit të trafikut

Disa segmente rrugore janë nën regjim të përkohshëm për shkak të aktiviteteve ndërtimore:

1. Autostrada A1 (Smokvicë – Gjevgjeli)

Po punohet për instalimin e gazsjellësit interkonektiv nën autostradën “Miqësia”. Drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin sinjalistikën e përkohshme të vendosur në këtë pjesë.

2. Akset Prilep – Manastir (Koridori 10D)

Trafiku në aksin Prilep – Manastir mbetet i riorientuar në rrugën rajonale R1101, konkretisht në segmentin nga nyja Llagovo deri në Topollçan.

3. Anashkalimi i Shkupit (A2)

Vazhdojnë punimet rehabilituese në segmentin nga nyja Volkovo deri te nyja Kondovo (gjatësi prej 250 metrash). Korsia e majtë (për parakalim) është e mbyllur, ndërsa trafiku zhvillohet në korsinë e mesme dhe atë të emergjencës.

4. Rruga Gostivar – Strazhë (Ura e Zdunjës)

Po kryhet sanimi i urës mbi lumin Vardar. Qarkullimi në këtë aks rregullohet me semaforë të përkohshëm që mundësojnë kalimin e alternuar të automjeteve.

5. Regjimi Sezonal: Galiçica

Rruga Ohër – Resnjë, që kalon përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës, do të jetë e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve deri më 31 mars 2026.


Shënim për udhëtarët: Për informacione rreth gjendjes së rrugëve në kohë reale, mund të kontaktoni numrin e shërbimit të LAMM: 15 555.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT