Saturday, July 27, 2024
spot_img

Gjeneral Jashari përfundon vizitën në SHBA

Gjeneral Jashari përfundon vizitën në SHBA

Në vazhdim të vizitës zyrtare në SHBA, Gjeneral Jashari dhe delegacioni i FSK-së, morën pjesë në konferencën Vjetore të Komandantëve të Gardës Kombëtare. Në këtë konferencë u prezantua rruga përpara dhe planifikimi afatgjatë në zhvillimin e kapaciteteve konform zhvillimeve globale të sigurisë.

Në një sesion të veçantë, gjeneral Jashari iu adresua të pranishmëve ku i njoftoi dhe paraqiti fokusin afatmesëm të bashkëpunimit dhe njëkohësisht i falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin në rrugëtimin e Forcës drejt modernizimit. Të pranishmit adresuan pyetje rreth mundësive të bashkëpunimit dhe rrugën përpara.

Në përmbyllje të sesioneve të takimit vjetor, u mbajt edhe darka solemne vjetore ku Gjeneral Jashari ishte i ftuar nderi i komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen Osborn. Gjeneral Jashari pati mundësinë të takohet edhe me guvernatorin e shtetit të Ajovës, Z. Kim Reynolds.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT