Thursday, May 2, 2024
spot_img

Gjyqtaret e Kosovës ndajnë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për Evropianin e vajzave

UEFA i ka besuar gjykimin e ndeshjes Greqi – Ishujt Faroe, gjyqtares kryesore nga Kosova, Rita Vehapi dhe asistenteve Lumturije Muhadri e Rinesa Kryeziu. Ndërkaq, gjyqtare e katërt do të jetë Festina Koxha.

Katërshja e gjyqtareve nga Kosova do të drejtojnë ndeshjen kualifikuese për Evropianin e vajzave në Ligën C, Grupi C3, ndërmjet Greqisë dhe Ishujve Faroe, që zhvillohet më 5 prill në Greqi, në orën 19:00.

Kjo është herë e treta që gjyqtaret nga Kosova ndajnë drejtësinë në një ndeshje të këtij niveli.

Suksesi i tyre është një dëshmi e fokusit të vazhdueshëm në zhvillimin e futbollit të femrave në vendin tonë, duke ndihmuar në afirmimin e vlerave të sportit dhe përkushtimit.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT