Goditje në radhët e Policisë – SPAK arreston dy shefa krimesh, dy të tjerë në kërkim!

Prokuroria e Posaçme (SPAK), në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një operacion të gjerë, duke lëshuar 10 masa sigurie në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Kukësin, Fierin, Vlorën dhe Gjirokastrën.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar Shkëlzen Ruska, shefi i Krimeve në Himarë, dhe Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës. Ata përballen me akuza të rënda që lidhen me shpërdorim detyre dhe veprimtari të paligjshme.

Ndërkohë, AMP ka shpallur në kërkim Erdit Hazizajn, i cili u largua nga radhët e policisë në vitin 2022, si dhe shefin e Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishin.

Operacioni vijon, ndërsa SPAK paralajmëron të tjera goditje në strukturat e Policisë së Shtetit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights