Edhe pse shiu shoqëroi ngjarjen, Gostivari tregoi se është i vendosur për ndryshim. Të martën në mbrëmje u bë hapja e shtabit të koalicionit VLEN në Gostivar, ku u prezantua kandidatura e Sebaedin Dautit për kryetar komune dhe Bashkim Hasanit si bartës liste për këshillin komunal.
Në fjalën e tyre, përfaqësuesit e VLEN theksuan se qyteti fiton një ekip të përkushtuar, me vizion dhe integritet, që përfaqëson garancinë për një qeverisje të ndershme, transparente dhe afër qytetarëve.
Me Fisnik Ristemin si shef shtabi, ekipi i VLEN në Gostivar konsiderohet i plotë dhe i gatshëm për fitore.
Në hapjen e shtabit mori pjesë edhe zëvendëskryeministri Arben Fetahi, i cili dha mbështetjen e tij për kandidaturën e Dautit dhe listën e VLEN në Gostivar.
“Gostivari me Sebaedinin, VLEN për Ndryshimin,” ishte mesazhi që u përcoll nga ekipi gjatë ngjarjes.