Gjatë samitit “Rruga drejt BE-së” në Tiranë u njoftua miratimi i një granti prej 54 milionë eurosh, i administruar nga Banka Botërore, që do të përdoret për programin e transportit të sigurt dhe të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.
Programi synon përmirësimin e sigurisë rrugore dhe hekurudhore, dixhitalizimin e proceseve, promovimin e praktikave të gjelbra dhe lehtësimin e tregtisë përmes pikëkalimeve kufitare.
Përfaqësuesja e Bankës Botërore e përshkroi grantin si një paketë unike investimesh, që do të afrojë rajonin më pranë Bashkimit Europian dhe do të mbështesë bashkëpunimin mes vendeve përfituese.

