Thursday, May 2, 2024
spot_img

Greqia po përballet me temperatura të larta dhe re të dendura rëre nga Sahara

Re të dendura pluhuri dhe rëre nga Sahara mbuluan sërish sot qiellin mbi Greqinë, veçanërisht në Athinë dhe Selanik dhe për ditën e sotme në disa vende parashikohet një temperaturë prej 31 gradë Celsius.

Retë e rërës, të shfaqura tashmë javën e kaluar në Greqi, por edhe në vende të tjera evropiane, në Zvicër dhe në jug të Francës, vështirësuan frymëmarrjen për shumëkënd.

Pas fundjavës së nxehtë, në Athinë priten 26 gradë pasditen e sotme, raporton faqja e televizionit publik ERT.

Termometrat sot duhet të tregojnë një temperaturë edhe 30 gradë, ndërsa 31 gradë priten në jug të Peloponezit dhe në ishullin Eubea, pranë Athinës.

Njerëzit më të ndjeshëm “duhet të shmangin ushtrimet në natyrë, si dhe punën e rëndë fizike”, tha presidenti i Unionit të Pulmologëve të Greqisë, Stamatula Tsikrikas për transmetuesin shtetëror ERT.

Ky fenomen u shfaq javën e kaluar dhe Athina u përfshi nga re të dendura pluhuri dhe rëre nga shkretëtira e Saharasë dhe Afrika e Veriut, transmeton “Bet”.

Sindikata e Pneumologëve të Greqisë shpjegoi javën e kaluar se “pluhuri afrikan mbart grimca, të cilat mund të integrohen me polen, baktere dhe kërpudha duke krijuar një përzierje shumë toksike dhe të rrezikshme për trupin e njeriut, veçanërisht për sistemin e frymëmarrjes”.

Profesori i pulmonologjisë Todoris Vassilakopoulos tha se kushdo që vuan nga astma, alergjitë ose probleme të tjera të frymëmarrjes duhet të jetë i kujdesshëm.

Ai rekomandoi që kategoritë më vulnerabël të popullsisë të mbajnë maska ​​dhe syze dielli.

Dhe në Selanik, mjegulla shkaktoi vonesën e disa avionëve, raportojnë mediat lokale.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT