Thursday, May 2, 2024
spot_img

Hadis Tairi flet në prag të ndeshjes me Voska Sport

Pas pushimit dy javor, kthehen ethet e Ligës së Parë, aty ku skuadra jonë do ta nis rrugëtimin pozitiv me ndeshjen kundër Voska Sport. Në prag të këtij takimi nga tabori i skuadrës tonë, ka folur Hadis Tairi….

 

Voska Sport do të jetë kundërshtari ynë i rradhës në kampionat, që vijon me ndeshjet e javës së 25-të. Pauza dy javore për shkak ndeshjeve kontrolluese të përfaqësueses futbollistike të vendit, la hapësirë për më shumë përgatitje të skuadrës, që e gatshme pret duelin e rradhës kundër fqinjëve të Voskas.

 

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, ashtu si edhe çdo ndeshje tjetër. Ne kemi besim të plotë se 3 pikët do të mbeten në Strugë, dhe me shpresë që të bëjmë shkëputje edhe më të madhe nga vendi i dytë aktual në tabelën e klasifikimit. Kjo ndeshje është me shumë peshë për ne si skuadër, e ku besoj se me një përqëndrim të plotë të secilit lojtar në fushë, në fund besojmë se gjithë së bashku do t’ia arrijmë qëllimit, e që pa dyshim që është fitorja, e cila do të na rris vetëbesimin dhe vazhdimin e serisë së fitoreve të njëpasnjëshme.” – u shpreh Hadis Tairi, i cili pret shansin e tij nga ana e trajnerit Shpëtim Duro.

 

Hadis Tairi këtë edicion ka zhvilluar 10 paraqitje, duke regjistruar edhe një gold he tre asistime.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT