Hande Erçel dhe Hakan Sabancı ndahen, nëna e biznesmenit sqaron spekulimet

Aktorja e famshme Hande Erçel dhe biznesmeni Hakan Sabancı, pas një lidhjeje gati trevjeçare, kanë vendosur të ndahen, duke bërë bujë në mediat turke.

Spekulimet rreth shkaqeve përfshinin pretendime se nëna e Hakanit, Arzu Sabancı, kishte penguar marrëdhënien e çiftit. Megjithatë, Arzu ka reaguar publikisht duke sqaruar se nuk ka ndërhyrë kurrë në jetën private të djalit të saj dhe se vendimi për ndarje ishte vetëm i çiftit.

Deklarata e saj u interpretua si konfirmimi i parë publik për ndarjen. Thashethemet u nxitën edhe nga një postim më herët në Instagram i Arzu Sabancit, që disa e panë si një mesazh të tërthortë ndaj Erçelit.

Lidhja mes Hande Erçel dhe Hakan Sabancit, dikur përshkruar si një histori përrallore që bashkonte botën e artit dhe biznesit, tashmë është një nga temat më të diskutueshme të showbiz-it turk.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT