Haqim Ramadani në Gurguricë: Banorët dhënë mbështetje për rrugën dhe ndryshimin

Kandidati i Koalicionit VLEN, Haqim Ramadani, zhvilloi një takim me banorët e Gurguricës, ku u diskutua për zhvillimet dhe investimet e ardhshme në infrastrukturë, veçanërisht për rrugën kryesore të fshatit.

Ramadani falënderoi qytetarët për besimin dhe mbështetjen e tyre, duke theksuar se bashkëpunimi dhe besa reciproke janë çelësi i suksesit.

“Sonte, Gurgurica tregoi se e ka ndarë mendjen. Unë dhashë besën për rrugën — ata më dhanë besën për mbështetje! Dalshim faqebardhë!” deklaroi Ramadani.

Takimi u karakterizua nga atmosfera e ngrohtë dhe mbështetja e fuqishme qytetare, duke rikonfirmuar vendosmërinë për ndryshim dhe zhvillim të barabartë në çdo fshat nën drejtimin e VLEN-it.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT