Pas një periudhe të gjatë me probleme të furnizimit, Komuna e Haraçinës ka zgjidhur përfundimisht çështjen e ujit të pijshëm. Kryetari i komunës, Daut Beqiri, bëri të ditur se tashmë banorët do të kenë furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës.
Beqiri theksoi se Haraçina meriton shërbime bazike dhe standarde të denja për shekullin XXI, duke shtuar se komuna po fokusohet në rezultate konkrete e jo në premtime boshe.
“Kemi punuar vazhdimisht dhe sot problemi u zgjidh. Banorët e Haraçinës do të kenë ujë të rregullt. Jo fjalë, por vepra”, deklaroi Beqiri.
Ky hap shihet si një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për komunitetin lokal.

