Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Mua ma puthnin dorën sepse vramë serbë e çliruam vendin, po atij për çka?! (VIDEO)

Ish-nënkryetari i veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj pamjeve të fundit ku një qytetar i puthte dorën kryeministrit Albin Kurti në një tubim të Vetëvendosjes. Në emisionin “Kosova Live”, Haradinaj ka bërë një krahasim me pritjen që i është bërë atij dhe bashkëluftëtarëve pas kthimit nga Haga.

 

Haradinaj ka treguar se edhe atij i kanë puthur dorën qytetarë pas lirimit, por motivet sipas tij ishin krejtësisht të tjera.

Deklarata e plotë e Nasim Haradinajt:

  • Arsyeja e puthjes së dorës: “Edhe mua kur jam liruar nga Haga ka pas njerëz që ma kanë puthë dorën, madje ua kam puthë edhe unë. Kur i kam pyetur pse, më kanë thanë: ‘Se ke vra serbë, na ke çliru’”, u shpreh ai.

  • Pyetjet drejtuar Kurtit: Më tej, Haradinaj ka ngritur pikëpyetje të forta duke e lidhur këtë gjest me qasjen e kryeministrit ndaj vlerave të luftës: “Për çka i puthet dora atij tjetrit? Që po e lufton UÇK-në? Dhe kur po i puthet, pse ky nuk ja kthen me puthje?”.

Videoja e deklaratës:

Për të parë momentin e plotë të kësaj deklarate dhe intervistën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

🔗 Kliko këtu për të parë videon në KohaNews

TË NDRYSHME

TË FUNDIT