Skëndërbeu në fsh. Dëbërcë të Tetovës

vull

Poeti: Mr. Ibrahim Krosi Shkup

 

Lufta e Shqiptarëve të Maqedonisë së sotme kundër pushtuesve osmanë është pasqyruar edhe në këngët popullore shqiptare. Shumë nga këto këngë janë mbledhur e janë botuar. Këtu do të paraqesim këngë të mbledhura drejtëpërdrejtë në terren. Pushtimi i tokave shqiptare nga Perandoria Osmane është kundërshtuar me forcë. Kundër pushtuesve osmanë, shqiptarët luftuan më se pesëqindvjet, deri më 1912. Për heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, e sidomos për kthimin e tij në Atdhe, kanë kënduar poetët popullorë anë e kënd vendit, këndoi edhe poeti ynë i Dervenit. (Këndoi: Rushit Dëbërca, Dëbërcë dhe Isen Fejzullahu nga fsh. Bojanë ). Me këngët e tyre ” Te Dullaja Skënderbeu mexhlis ka bo ’’ . paraqitet largimi i Skënderbeut nga ushtria osmane dhe kthimi i tij në Krujë. Sipas kësaj kënge, Skënderbeu kaloi nëpër Shkup dhe duke kaluar nëpër grykën e Dervenit, u ndal për të pushuar me shokët te ” Dullenja ’’ vend i përshtatshëm për pushim në afërsi të fshatit Debërcë të Tetovës. Kjo pjesë e tokës e cila quhet te ” Dullenja ” është pronë e Idajet ( Mustaf ) Etemi në fsh. Dëbërcë. Nën hijen e kësaj dëllinje kishin qenë duke ndenjur shumë dervenas, trima shqiptarë.

Këtu paraqitet bujaria e Dervenasve ndaj Skënderbeut dhe biseda që bëhet në mes tyre:

Te Dulleja shumë dervenas kishin kon,

Çeta e Skënderbeut kishte mbroj; Urdhno burrë çfar’t’ka çit nëkët on ?

Unë bre burra s’jom i huj, Po due me shkue deri në Krujë;  N’Krujë te prindët e mij E këto osmanet. Besa, me i fshij.

Dervenasit, kur dëgjuan këto fjalë nga Skënderbeu, krenar për vendosmërin e tij dhe të kënaqur për qëllimet e luftës kundër pushtuesve osmanë, iu përgjigjën :

Hajt he burrë se na ke mbrapa, Me osmanlijtë do luftojmë hapa- ­hapa; Bashkë në luftë kemi me shkue, Pasha Zotin kemi me fitue; Besën e kanë dhanë burrat e Dervenisë.

 

Në vijim të kësaj kënge paraqitet edhe alarmi nga kthimi i Skënderbeut në Krujë dhe bashkimi i shqiptarëve në luftë për liri:

Burrat e Shkupit, burrat e Tetovës Shpejt do t’mbërrijnë n’kullat e Shkodrës; N’kullat e Shkodrës n’kullat e Durrsit Atje do të njihen burrat e Shkupit.

Më tej jepet ideja e luftës së përgjithshme të shqiptar¨ve kundër pushtuesve osmanë për çlirimin e territoreve shqiptare: Ç’ka kalaja çi po dridhet ? Ali Pasha bre nuk po lidhet; Lum kalaja ç’ka ka mbrend Ali Pashën me shtatë zemra.

 

Gojarisht e tregoi Adile Sulejmani, Bojanë, 1958. f. 226 Këndoi: Nazmi Rahmani, Llaskarcë, Shkup, 1965 ( shënoi Ibrahim Krosi ) f. 224 Këndoi: Rushit Dëbërca, Dëbërcë, 1967 ( shënoi Ibrahim Krosi ) f. 226 Këndoi: Isen Fejzullahu, Bojanë, 1971 ( shënoi Ibrahim Krosi ) f. 223 Ky tekst është marur nga libri: Shqiptarët e Maqedonisë, I botuar më 1994 në Shkup. E përgaditi : Shefket Ameti nga Fsh. Dëbërcë.

Next Post

TRAGJEDIA E FSHATIT DËBËRC

Në vitin 1915 në fillim të nëntorit, ushtria serbe bënte evakuimin e saj nga Maqedonia Perendimore, dhe kudo që kalonte linte pas vete gërmadha të fshatrave të djegur dhe njerëz të masakruar. Këso djegiesh e vrasjes ka bërë në shumë qytete të këtij rajoni i cili është i banuar kryesisht […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: