Tuesday, May 21, 2024
spot_img

MF: U mbajtë seanca e Komisionit të Sigurimit të Autopërgjegjësisë për të shqyrtuar vendimet e kompanive të sigurimit për rritjen e primisë

Ministria e Financave lidhur me vendimet e miratuar nga kompanitë e sigurimeve për rritjen e vlerës bruto të primisë për sigurimin e autopërgjegjësisë, sot ka thirrur Komisionin e Sigurimit të Autopërgjegjësisë, i cili ka mbajtur seancë për shqyrtimin e të gjitha aspekteve të miratimit të këtyre vendimeve. Duke vepruar kështu, u konstatua se, të hënën në një seancë të re duhet të shqyrtohet Raporti i Byrosë Nacionale të Sigurimeve për justifikimin dhe korrektësinë e miratimit të vendimeve nga kompanitë e sigurimeve dhe ndërmarrjen e hapave përkatëse, në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve të fundit.

Ministria e Financave lidhur me vendimet e miratuar nga kompanitë e sigurimeve për rritjen e vlerës bruto të primisë për sigurimin e autopërgjegjësisë, sot ka thirrur Komisionin e Sigurimit të Autopërgjegjësisë, i cili ka mbajtur seancë për shqyrtimin e të gjitha aspekteve të miratimit të këtyre vendimeve. Duke vepruar kështu, u konstatua se, të hënën në një seancë të re duhet të shqyrtohet Raporti i Byrosë Nacionale të Sigurimeve për justifikimin dhe korrektësinë e miratimit të vendimeve nga kompanitë e sigurimeve dhe ndërmarrjen e hapave përkatëse, në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve të fundit.

Njëkohësisht, Ministria e Financave në bazë të njoftimit të marrë nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimit, që është rregullatorja e sektorit të sigurimit, sot iu drejtua Komisionit të Mbrojtjes së Konkurrencës, me qëllim që të shqyrtohet nëse janë shkelur rregullat e veprimit të drejtë dhe konkurrues, sipas dispozitave të Ligjit të Mbrojtjes së Konkurrencës.

 

 

 

Gjegjësisht, Komisioni i Autopërgjegjësisë, ku Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas Ligjit të Sigurimit të Detyrueshëm në Trafik (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.88/05, 70/06, 81/08, 47/11, 135/11, 112/14 dhe 145/15) është themeluese dhe përbëhet nga anëtarët e Ministrisë së Financave, Byrosë Nacionale të Sigurimit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimit, është kompetent për përcaktimin e tarifës së primeve të sigurimit të automjeteve për pronarët e automjeteve për përgjegjësin e dëmeve të shkaktuara ndaj personave të tretë.

 

Përkatësisht, përcaktimi i primisë së sigurimit që e paguan kontraktuesi i sigurimit – i siguruari, dhe që përbëhet nga primia teknike që e përcakton Qeveria me propozim të Komisionit dhe një pjesë e primisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të shpenzimeve të zhdrejta (shpenzime regjie) që i përcakton vetë shoqëria e sigurimit me vendim të veçantë të shoqërisë së sigurimit.

 

Duke vepruar kështu, theksojmë se primia teknike e cila është pjesë e primisë së sigurimit që e paguan kontraktuesi i sigurimit – i siguruari dhe që e përcakton Qeveria me propozim të Komisionit, mbetet e pandryshuar. Me vendimet e miratuara nga ana e shoqërive të sigurimit, të cilat i janë dorëzuar Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimit në datën 23 prilli të vitit 2024, ndërsa me zbatim nga data 25 prilli të vitit 2024 është kryer korrigjimi i çmimit në pjesën e primisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të shpenzimeve të zhdrejta (shpenzime regjie).

 

Ministria e Financave gjatë ditës së djeshme u informua nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, si rregullatore e tregut të sigurimeve në vend, se shumica e shoqërive të sigurimeve kanë miratuar vendime dhe kanë dorëzuar njoftim në Agjenci për rritjen e vlerës së primisë-bruto për sigurimin e autopërgjegjësisë më datë 23 prill të vitit 2024, me zbatim nga data 25 prilli të vitit 2024 dhe me ndërhyrje në pjesën e primisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të shpenzimeve të zhdrejta (shpenzime regjie) të cilat shoqëritë e sigurimit e përcaktojnë në mënyrë të pavarur.

 

Ministria e Financave me qëllim të transparencës dhe parashikueshmërisë së proceseve në punën saj, praktikon qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunim me grupet e interesit gjatë miratimit të vendimeve.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT