Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se ligji u arsyetua dhe u mbrojt me sukses në këto komisione, duke u vlerësuar si një hap i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit organik.
Sipas tij, ligji përforcon besimin e konsumatorëve, harmonizon legjislacionin me standardet evropiane dhe krijon një bazë të qëndrueshme për zhvillimin e bujqësisë organike. Një element i veçantë është certifikimi në grup për fermerët e vegjël, i cili ul kostot dhe barrën administrative, duke rritur konkurrueshmërinë e tyre në treg.


