Shkup, 06.07.2026 Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se kanë përfunduar procedurat tenderuese dhe është përzgjedhur kompania që do të ndërtojë stacionin e pastrimit të ujërave të zeza në Tetovë.
“Janë në vijim përgatitjet për fillimin e realizimit dhe në muajt e ardhshëm do të nisin aktivitetet ndërtimore në terren. Projekti kap vlerën mbi 30 milionë euro dhe duhet të përfundojë brenda një afati prej dy vitesh”, deklaroi Hoxha.
Ministri Hoxha theksoi se me ndërtimin e stacionit të pastrimit në Tetovë, së bashku me projektet në Shkup, Veles dhe Shtip, rreth 75 për qind e territorit të shtetit do të mbulohet me sistem për pastrimin e ujërave të zeza, gjë që paraqet një hap të rëndësishëm drejt avancimit të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe cilësisë së ujërave.


