Thursday, May 2, 2024
spot_img

Humb Struga dhe Shkupi, barazon Shkëndija

Pesë ndeshjet e fundit të xhiros së 26-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut të luajtura pasditën e sotme kanë sjellur plotë surpriza. Kampionët në fuqi Struga Trim Lum dhe Shkupi kanë pësuar humbje, ndërsa Shkëndija e Tetovës dhe Voska Sport nuk kanë shkuar më shumë se një barazim.

 

Kampionët në fuqi u mundën nga Vardari në kryeqytet me rezultatin 1:0, teksa me shifra identike u mposht edhe Shkupi në Shtip nga Bregallnica me golin e vetëm të Gorgievit të shënuar në minutën e 7-të.

 

Humbjet e Strugës dhe Shkupit nuk ka arritur ti shfrytëzojë Shkëndija e Tetovës, e cila në transfertën ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1. Gjithashtu edhe Voska Sport ndaj Rabotniçkit u ndal me rezutlat 1:1, përderisa takimi tjetër i luajtur në Kavdar i takoi Tikveshit që mundi Brerën me shifrat 3:1.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT