Hygerta Sako “në rrezik” nga masazhi i Toney-t në Big Brother Vip Kosova 4!

Moderatorja sportive, Hygerta Sako, po kalon një eksperiencë të veçantë në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 4, duke e shijuar më shumë sesa mund të priste. Pas debateve të para me banorin Edin, ajo duket më e relaksuar dhe gjen momente argëtimi.

Së fundmi, Hygerta ka provuar masazhin që i ka bërë banori tjetër, Toney, por një “kërcitje e papritur” ka shkaktuar të qeshura të pafund. Situata u kthye në një moment gazmor, teksa moderatorja shpërtheu në shaka dhe reagime dramatike ndaj masazhierit.

“Ça bëre? Më këputi! Rri larg, të lutem… ua për Zotin më dhemb,” tha Hygerta duke qeshur, duke e kthyer këtë episod në një nga momentet më të humorit të këtij sezoni. Banorët e tjerë nuk mund të ndalnin të qeshurat, duke bërë atmosferën edhe më argëtuese në shtëpinë e famshme televizive.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT