Friday, May 3, 2024
spot_img

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak nuk do të qëndrojë në detyrë për një mandat të dytë

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, nuk do të qëndrojë në detyrë për një mandat të dytë, njoftoi Radio Evropa e Lirë (REL).

Sipas Radios Evropa e Lirë, Lajçak do të marrë postin e ambasadorit të BE-së në Zvicër nga 1 shtatori.

 

 

Lajçak është ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë dhe u emërua në postin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në prill të vitit 2020.

Për momentin nuk ka informacione se kush do ta pasojë Lajçakun në këtë post. Sipas burimeve të REL, diskutimet në nivel të BE-së kanë filluar, por vendimi do të merret pas zgjedhjeve evropiane në qershor të këtij viti.

Këtë javë, 43 ambasadorë evropianë u emëruan në vende të ndryshme të botës. Mes tyre janë ambasadorët e rinj në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT