Ibrahimi : Gjyshi Ali, ofendon e shpif, sepse nuk mund t’i duroje rezultatet e VLEN-it

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marr pjesë në tubimin qëndror të Koalicionit VLEN për zgjedhjet lokale të 19 tetorit për Komunën e Çairit.

Me këtë rast, Ibrahimi ka nënvizuar se Gjyshi Ali shanë e ofendon, sepse nuk mund t’i duroje rezultatet e VLEN-it.

“ Sa herë që ne flasim ata shajnë. Sa herë që ne flasim për përfaqësimin e drejtë ata shpifin. Sa herë që ne flasim për medresenë ata ofendojnë. Sa herë që ne flasim për investime milionëshe në komuna, ata e humbin kontrollin. Andaj del pastaj gjyshi Ali dhe shpif, shan e ofendon për shkak se e ka humb kontrollin. Ai nuk mund t’i duroj rezultatet që i ka VLEN-i. Ata nuk janë të zemëruar me fjalët tona, por janë të tërbuar me rezultatet tona.

Në këto zgjedhje ne kemi edhe një test tjetër. Testin e pjekurisë politike e qytetare. A do votojmë për Izetin e punëve, apo për Aliun e sharjeve. A do votojmë për Izet Mexhitin e projekteve apo për Ali Ahmetin e muhabeteve. A do të votojmë për Izet Mexhitin e sukseseve të bardha, apo për Ali Ahmetin e listave të zeza. Andaj, po ju ftoj që të dielen ta shndërrojmë në një festë të demokracisë, e me një shtatshe të butë t’i japim një goditje AKI-së e BDI-së”, deklaroi Ibrahimi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT