Ibrahimi: Me Fisnik Melën, Dibra fiton shansin për të ardhme më të mirë

Sonte në Dibër u hap shtabi zgjedhor i koalicionit VLEN për zgjedhjet lokale, në një atmosferë entuziazmi dhe mbështetjeje të ngrohtë nga qytetarët.

Në fjalën e tij, Zeqirija Ibrahimi theksoi se kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, është përfaqësuesi i ndryshimit që qyteti ka nevojë urgjente.

“Për shumë kohë, Dibra është lënë pas dore dhe është keqmenaxhuar nga pushteti lokal që po ikën. Por kjo kohë po merr fund. Dibra ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim dhe investime”, tha Ibrahimi.

Ai shtoi se me përvojën dhe profesionalizmin e tij të dëshmuar, Fisnik Mela është garancia e një të ardhmeje më të mirë për qytetin.

Në fund, Ibrahimi përçoi mesazhin e qartë të koalicionit: “Dibra VLEN!”

TË NDRYSHME

TË FUNDIT