Igli Tare mund të vendosë kthimin e Alegrit te Milani

Masimiliano Alegri është ende në pritje të mundësisë së duhur për të rikthyer në pankinë, pas lamtumirës nga Juventus në verë. Mediat italiane raportojnë se opsioni më i mundshëm për trajnerin është një rikthim në Itali, ku Roma ka shfaqur interes, por nuk arrin të përballojë pagën e tij prej 7 milionë eurosh.
Një mundësi shumë interesante për të është Milani, veçanërisht nëse Igli Tare konfirmohet si drejtor sportiv. Tare ka qenë një admirues i Alegrit dhe më parë kishte shprehur dëshirën për ta marrë atë te Lacio, duke e quajtur si trajnerin më të mirë italian.