Friday, May 17, 2024
spot_img

Ilir Kulla: Maqedonasit bien që të jenë kushërinj me shqiptarët?

Në Televizionin Tëvë1 në progrmamin Matrix i ftuar ishte analisti i njohur i çështjeve të sigurisë të rajonit, Ilir Kulla.

Tema e debatit ishte zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut, gjatë bisedës u hap tema se kush janë Maqedonasit apo populli Maqedon, sipas Kullës populli Maqedonas janë një popull i vjetër në rajon, ku nga larg janë kushërinj me shqiptarët.

Ai tha se këtë temë shpesh e ka biseduar me Arbën Xhaferin, ish kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare.

“Maqedonët janë një popull shumë i lasht dhe qe bije të jenë kushirnj me ne sepse janë pjesë e botës Ilire, kur bota Ilirie ka qenë e shpërndarë nga kufiri me Romakët nga Sllovenia deri në jug me Greqin antike.

Kjo na bën që të kuptojmë se duhet të gjejmë elemente të cilët na bashkojnë me fqinjën. Pastaj është tjetër gjë që pushtimet Sllave të kishës Ortodokse e bënën që të sllavizoheshin popujt Ilire në Ballkan, përfshir këtu Kroatët, Malazezët, përfshirë edhe Maqedonët të cilët kanë qenë popull i lasht Ilir” theksoi Kulla.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT