Thursday, May 2, 2024
spot_img

Ilir Kulla: Ukrania z’do ta njohë kurrë Kosovën !

E pyetur për deklaratën e dhënë para Samitit për Ukrainën në Tiranë të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, e së cilës u parashtura pyetja:  A do ta njohë Ukraina Kosovën?

Presidentja Vjosa Osmani u përgjigj. “Në në të gjitha takimet bilateral mes qeveritarëve të Kosovës dhe atyre të Ukrainës, kjo ka qenë pikë diskutimi, por sigurisht Ukraina është vet ajo që e kërkon pavarsinë dhe pavarsia e Kosovës nga Ukraina do të njiihet pikërisht në momentin kur dhe Ukraina do të fitoj luftën e saj” theksoi ajo.

Por sipas ekspertit i çështjeve të sigurisë dhe politikës rajonale, Ilir Kulla në emisionin EuroNews Albania theksoi se kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Ai tha se njohja  e Kosovës nga shteti i Ukrainës, është e njejtë si  çështja e Kosovës me ish Jugosllavinë dhe Sërbinë, që don të thot se vet Ukraina do të duhet t’a njoh teritoret të saj të humbura nga Rusia.

“Ukrania z’do ta njohë kurrë Kosovën në kushtë që është, të paktën deri se s’ka një njohje konkrete nga Rusia dhe Sërbia. Jo se është kundër Kosovës por që Ukraina tani po lufton për atë që ka bërë edhe vet Kosova, nga shkëkputja nga ish Federata e Jugosllavisë dhe nga Sërbia”.

“Nëqoftëse Ukraina do ta njohte Kosovën, kjo don të thot se Ukraina vet do t’a njihte të drejtën e asaj pjese të teritorit të saj tash më që është e shkëputur nga teritori, që është goxha e madhe sa ajo Bullgaria, kështu që nuk shoh se si Ukraina mund ta njohë Kosovën” u shpreh Kulla.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT