Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të mos pranojë ankimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për ndryshimin e masës së sigurisë. Avokatët e tij kishin kërkuar lehtësim të masës, por Apeli hodhi poshtë kërkesën.
Ilir Meta ka kërkuar vazhdimisht një masë më të lehtë, por aktualisht nuk ka shanse të lirohet nga qelia. Dosja e tij ka kaluar nëpër gjykatë, dhe SPAK-ja nuk sheh rrezik që provat të prishen, ndonëse ky ishte një nga dyshimet e shprehur nga mbrojtja e Metës.
Vendimi i Apelit mban të njëjtën masë sigurie dhe Ilir Meta do të qëndrojë nën kontroll ligjor deri në zhvillimet e mëtejshme gjyqësore.

