Thursday, May 2, 2024
spot_img

Ilire Dauti: Njerëzit bashkohen dhe bashkëpunojnë për shkak të ngjashmërive dhe gjërave të përbashkëta që i kanë

Ilire Dauti theksoi se njerëzit nuk bashkohen dhe bashkëpunojë për shkak të dallimeve që kanë, por bashkohen dhe bashkëpunojnë për shkak të ngjashmërive dhe gjërave të përbashkëta që i kanë.

“Në Frontin Europian na kanë bashkuar gjërat e përbashkët për të cilat ne punojmë dhe i përfaqësojmë”, tha ajo.

Faton Ahmeti kërkoi mobilizim maksimal në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, dhe ato parlamentare të 8 majit.

“Të gjitha partitë politike që jemi pjesë e frontit të angazhohemi, të mobilizohemi në maksimum të përkrahim kandidaturën e presidentit Bujar Osmani. Bujar Osmani të bënë krenarë të bëjsh fushatë për të”, tha Ahmeti.

Fatmire Isaku potencoi se për herë të parë Fronti Europiane i bëri bashkë të gjitha forcat progresive që kanë për qëllim të promovojnë bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe paqen në vend.

Arjanit Hoxha tha se ndryshe nga opozita të cilën e ka bashkuar Hristijan Mickoski, partitë e koalicionit Fronti Europian janë bashkuar për një kauzë të madhe politike.

“Ne jemi bashkuar për një kauzë të madhe. Ndërsa çështja tjetër që ne nuk e kemi lejuar të ndodhë, ndërsa opozita e ka lejuar, që ti bashkon Hristijan Mickoski. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë dhe duhet t’i tregojmë se për shqiptarët vendosin shqiptarët, nuk mund të vendosin as partitë maqedonase, as partnerët strategjik të cilët i kanë me sezone, kur ju duhen dhe kur nuk ju duhen. Momenti historik i bashkimit tonë është i ngjashëm me momentin historik të asaj  që ndodhi në vitin 2001. Askush nuk pyeste në atë kohë, a është PPD, a është PDSH, por të gjithë u bashkuan në uniformën e UÇK-së”, tha Hoxha.

Kryetari i degës së BDI në Zhelinë, Emir Sulejmani tha se Fronti Europian garanton stabilitet, paqe, ekonomi dhe prosporitet.

“Në anën tjetër kemi një rrugëtim të paqartë i cili nuk e dimë se nga na orienton dhe nga na çon.  Ne kemi vendosur të mos flasim për oponentët tanë shqiptarë, pasi që nuk i llogarisim si konkurrent politik. Ne do të jemi fitues absolut, dhe në vazhdimësi po bisedojmë se cila do të jetë diferenca, e jo fitorja, sepse fitorja është e padiskutueshme”, tha Sulejmani.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT