Një përleshje me armë zjarri ndodhi këtë të mërkurë në Uashington, ku dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare u plagosën. Ngjarja ka ndodhur në një bllok pranë kompleksit të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa një person është arrestuar dhe po merret në pyetje nga autoritetet.
Sipas raportimeve të policisë lokale dhe mediave, dy pjesëtarët e Gardës ndërhynë dhe qëlluan ndaj sulmuesit, para se vetë të plagoseshin. Ende nuk është e qartë nëse ata ishin objektivi i sulmit apo vepruan për të parandaluar një shkëmbim zjarri.
Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e Rrugës së 17-të me Rrugën H NW, një zonë e njohur dhe shumë afër qendrës së administratës presidenciale. Policia ka vendosur masa të forta sigurie, duke rrethuar vendin e ngjarjes dhe duke dërguar forca emergjente.
Presidenti Donald Trump reagoi në rrjetin social Truth, duke shprehur mbështetje për anëtarët e Gardës Kombëtare dhe forcat e rendit. Ai paralajmëroi se sulmuesi do të përballet me pasoja të rënda për veprimet e tij.
Pjesë të Aeroportit Ndërkombëtar Ronald Reagan janë pezulluar, ndërsa disa fluturime janë ndalur për shkak të situatës së sigurisë. Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi motivin e incidentit.

