Thursday, May 2, 2024
spot_img

Indeksi: Dinamo me Ademin është tjetër histori dhe në këtë situatë klubi ka nevojë për të

Dinamo mundi Hajdukun në “Poljud” dhe me një gol të madh iu rikthye ndeshjes për titullin në Kroaci. Dinamo i dha një goditje të rëndë Hajdukut në betejën për titull, dhe tashmë blutë vendosin vetë fatin e tyre.

“Index” kroat ka bërë një analizë në të cilën thotë se Ademi do të luajë një rol kyç në betejën për titull.

“Pyetni të gjithë në klub, nga pastruesi deri tek ata të lartë dhe do t’ju thonë se Dinamo me Ademin është një histori tjetër”, thuhet në artikullin e Indeksit.

Dinamo nuk ka humbur asnjë derbi me Ademin në formacion dhe e vetmja disfatë është shënuar në sferën e Goricës.

“Dhe sado që nuk është një situatë optimale, Ademi në fushë është më i rëndësishëm për Dinamon dhe këtë do ta thotë çdo lojtar. Me të, Dynamo duket më i sigurt”, thuhet në shkrimin e Index 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT