INTERVISTË | Vedran Qoshevski flet para ndeshjes me Sileksin

Në javën e 21-të do të jemi mysafir të Sileksit në Kratovë. Është kjo një ndër ndeshjet më të rënda të kësaj periudhe në fillim të stinorit pranveror, aty ku presim edhe fitoren e parë….

www.fcstruga.com

Në prag të ndeshjes derbi me Sileksin, opinionin e tij ka dhënë gardiani Vedran Qoshevski. I vetëdijshëm se ekipin e pret një ndeshje shumë e vështirë, i njëjti thotë që skuadra duhet të shfrytëzojë në maksimum shanset, në rast se dëshiron një rezultat pozitiv.

“Kundër Sileksit na pret një ndeshje tepër e vështirë, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një skuadër shumë të mirë. Neve do të kërkojmë ti shfrytëzojmë shanset tona në ndeshjen e nesërme.’’ – u shpreh fillimisht gardiani boshnjak i ekipit tonë, Vedran Qoshevski, që kërkon nga ekipi për të përsëritur edhe njëherë tjetër ndeshjen ndaj Gostivarit.

“Kundër Gostivarit kemi luajtur një lojë ekipore, në të cilën dëshmuam se kemi kualitet dhe se me meritë kaluam tutje në garat e Kupës. Shpresoj të përsërisim një lojë dhe para së gjithash një rezultat të tillë, pavarësisht se ndeshjeve të fundit nuk mund të lëvdërohemi me rezultate pozitive ndaj këtij kundërshtari” – u shpreh Qoshevski.

Në tre ndeshjet e fundit nuk njohim fitore ndaj këtij kundërshtari, me të cilët në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Kratovë, kemi barazuar pa gola.

NDESHJA

Ndeshja Sileksi – Struga Trim Lum zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit në Kratovë me fillim në ora 14:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë Stojançe Trpçevski.

Është kjo ndeshja e tretë nga gjithsej 4 të këtij edicioni pranveror, në të cilën drejtësinë në ndeshjet tona do ta ndajë Trpçevski nga Kavadari.

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights