Investime në infrastrukturë dhe ujësjellës, lagjia “Jashtë Vardarit” gati për një frymë të re në Tetovë

Sonte, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zhvilloi një bashkëbisedim të ngrohtë me banorët e lagjes “Jashtë Vardarit”, të cilët shprehën mirënjohje për investimet që po realizohen në komunitetin e tyre.

Rrjeti primar i ujësjellësit, me një investim prej 250 mijë eurosh, tashmë është gati dhe do të sigurojë ujë të pijshëm për çdo familje. Një tjetër investim i rëndësishëm, rikonstruksioni i rrugës në vlerë prej 120 mijë euro, do të nisë javën e ardhshme, duke i dhënë lagjes një pamje të re dhe dinjitetin që meriton.

Banorët u njoftuan gjithashtu për nisjen e punimeve për hapjen e rrugës që kalon nëpër fabrikën “Teteks” dhe lidh dy daljet kryesore të qytetit – për Bërvenicë dhe për Falisht – projekt me vlerë 1.5 milion euro që do të lehtësojë qarkullimin dhe do të modernizojë infrastrukturën e Tetovës.

Kryetari Kasami theksoi se mbështetja e qytetarëve i jep forcë dhe besim se më 19 tetor do të hapet një kapitull i ri për Tetovën me mandatin e dytë të qeverisjes.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com