Investime të reja në Studeniçan – Kaltrina Zekolli Shaqiri dhe Sedat Bislimi inspektojnë projektet infrastrukturore

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka vizituar sot Komunën e Studeniçanit për të inspektuar disa nga projektet infrastrukturore që po realizohen me mbështetje të Qeverisë.

Së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës nga radhët e VLEN, Sedat Bislimi, ajo ka vizituar disa prej investimeve më të rëndësishme për zonën, përfshirë ndërtimin e plotë të rrugës në fshatin Batincë, ndërtimin e urës së re në rrugën e fshatit Cvetovë, si dhe punimet në rrugën e Ujit të Kuq.

Sipas Zekolli Shaqirit, këto projekte kanë qenë të domosdoshme për banorët e kësaj zone për vite me radhë dhe tani po realizohen me përkushtim e transparencë.

Në total, në Komunën e Studeniçanit po zhvillohen gjashtë projekte infrastrukturore me mbështetje nga Qeveria, në vlerë prej rreth 3 milionë euro.

“Mirëqenia qytetare VLEN, dhe ne do të vazhdojmë të investojmë aty ku qytetarët kanë më së shumti nevojë,” theksoi Zekolli Shaqiri.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com