Saturday, May 4, 2024
spot_img

IPIS demanton: Anketa që shpërndahet në rrjete sociale nga opozita shqiptare është e rrejshme

Drejtori i IPIS Shkup, Vladimir Bozhinovski, eksluzivisht për TS demanton të dhënat e botuara në Facebook në lidhje me një sondazh të përgaditur nga instituti IPIS i Bozhinovskit.

Sipas tij sondazhi është i falsifikuar dhe shpërndahet në disa portale shqiptare me një link nga Wikipedia që nuk egsiton.

“Po ka një anketë që qarkullon, por është e rrejshme që thuhet se ne kemi realizuar nga IPIS, dhe po shpërndahet në disa portale të caktuara. E demantoj plotësisht. Po shpërndahet vetëm në mediat shqiptare online dhe thirren nga një përmbajtje inekzistente nga Wikipedia”” thotë Bozhinovski për TS.

Sondazhi i publikuar e nxjerr opozitën e bashkuar mbi 15 % ku është futur ASH bashkë, por në këtë sondazh nuk ka koalicion VLEN por çdo parti ndaras ku opozita shqiptare e ka bashkuar si VLEN. /TS/

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT