Saturday, July 27, 2024
spot_img

Ish-kryeministri britanik Bler në Kosovë, monumenti i tij do të zbulohet në Ferizaj

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler, në ditët në vijim pritet të vizitojë Kosovën, gjatë së cilës do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në kumtesën e sotme të Kuvendit të Kosovës, bëhet e ditur se nesër Kryesia e Dhomës Legjislative do të marrë vendim për një seancë formale me rastin e vizitës së Bler.

Ish-kryeministri britanik, i cili në Kosovë konsiderohet si “një nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve” për shkak të rolit të tij në çlirimin e vendit nga Serbia, do të marrë pjesë në një ceremoni me rastin e zbulimit të bustit të tij më 12 qershor në qyteti i Ferizajit.

Tony Blair ishte një nga liderët kryesorë botërorë, së bashku me presidentin e atëhershëm amerikan Bill Clinton dhe sekretaren e shtetit Madeleine Albright, komandantin e NATO-s Wesley Clark dhe disa liderë të tjerë të Evropës Perëndimore, të cilët në vitin 1999 mundësuan sulmet e NATO-s ndaj objektivave ushtarake dhe policore të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë dhe përfundimit të konfliktit ushtarak në Kosovë, i cili rezultoi me dëbimin e forcave serbe dhe shpalljen e mëvonshme të pavarësisë së shtetit të Kosovës. 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT