Edhe sonte Izet Mexhiti ka vizituar komunën e Bogovinës dhe kandidatin e saj nga VLEN, Feti Abazin, i cili doli ne raund të dytë si fitues në këtë komunë. Gjatë vizitës në fshatin Kamjan, dhe në fshatrat e malësisë, Novo Sellë dhe Urviç, Mexhiti nënvizoi se Feti Abazi do e ketë përkrahjen e qeverisë në çdo aspekt, dhe se komuna e Bogovinës, do të ketë nga 5 milionë euro mbështetje financiare për projekte, në secilin vit të mandatit katërvjeçar.
Fetiu nuk është vet, e ka përkrahjen e komplet qeverisë.
Fushata jonë nuk është arrogante. Kemi dal për të dhënë zgjidhje për problemet lokale. Secilin vit do ketë komuna e Bogovinës, nga 5 milionë euro si projekte. Nëpër të gjitha fshatrat do zgjidhen problemet elementare, që edhe pas 4 viteve mos të vijmë të flasim për ujë, kanalizim dhe rrugë. Por të flasim për zhvillim më të lartë të turizmit, për IPA fonde, etj. Ne duhet ta forcojmë decentralizimin e komunave, përmes mbështetjes. Me anë të projekteve që do të dergojë, Fetiu do e ketë derën e hapur, edhe të agjencive, drejtorive, ministrive dhe komplet qeverisë”, ka përfunduar Mexhiti.

 
                                    