Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur sot në takim mikun e tij, Recep Altepe, ish-kryetar i Bashkisë së Përgjithshme të Bursës në Turqi.
Në një postim në rrjetet sociale, Mexhiti ka shprehur kënaqësinë për këtë vizitë, duke e cilësuar Altepen si një figurë me vizion dhe përvojë të çmuar në fushën e zhvillimit urban dhe administrimit lokal.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres mikun tim, z. Recep Altepe. Vizita e tij ishte një urim i ngrohtë për fitoren tonë në zgjedhjet lokale, veçanërisht për Çairin që po zë vendin që i takon, si qendër e vlerave dhe identitetit tonë,” ka shkruar Mexhiti.
Ai ka falënderuar Altepen për mbështetjen dhe fjalët e mira, duke theksuar se miqësia dhe bashkëpunimi me Turqinë do të sjellin mundësi të reja për investime dhe zhvillim të komunës së Çairit.

