Izet Mexhiti mirëpret promovimin e gjashtë librave të rinj të Shtëpisë Botuese “SHKUPI” në Çair

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mirëpriti sot promovimin e gjashtë librave të rinj të Shtëpisë Botuese “SHKUPI”, aktivitet i organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare “Migjeni” nga Suedia, në kuadër të “Ditëve të Letërsisë Suedeze”.

Ky aktivitet, tashmë një traditë e rëndësishme, mbledh shkrimtarë, studiues, mësues dhe dashamirës të librit, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për kulturën dhe krijimtarinë në komunitet.

Kryetari Mexhiti përgëzoi Shtëpinë Botuese “SHKUPI” për 31 vjet punë të pandërprerë dhe për kontributin e saj në jetën kulturore të komunitetit, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit në promovim.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT