Thursday, May 2, 2024
spot_img

Izet Mexhiti: Ne jemi derivat i BDI-së së UÇK-së, Grubi është derivat i Dick Marty

Sonte në Kumanovën e sakrificës së madhe kombëtare, po paralajmërojmë FITOREN E MADHE të shqiptarëve dhe koalicionit opozitar VLEN! Kështu deklaroi sonte lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti gjatë hapjes së Shtabit partiak në Kumanovë. 

“Ftoj çdo aktivist të sinqertë të BDI-së t’i bashkëngjitet Lëvizjes Demokratike sepse fryma e vërtetë e BDI është pikërisht në Lëvizjen tonë!

Ne nuk e mohojmë që kemi qenë pjesë dhe derivat i atij subjekti, por jemi derivat i BDI-së së UÇK-së dhe asnjëherë nuk kemi qenë derivat i Dick Martit, shtëpive të verdha, e rasteve të montuara, ku çdokund del i përzier Artan Grubi, tha Mexhiti.

Ai ftoi që nga nesër masovikisht të dilet në orën 10 të mengjesit dhe me nënshkrimin tonë të legjitimojmë kandidaturën e kandidatit shqiptar për President, Dr. Arben Taravarit dhe të vendosim shenjën tonë në NDRYSHIMIN E MADH që po vjen me 8 Maj!

“Ne kemi thënë që në fillim se do të dalim me kandidat shqiptar për President, ndërsa BDI doli me kandidat vetëm për të përçarë votën shqiptare. BDI nuk është ajo e vjetra që bashkonte shqiptarët, kjo BDI e kapur nga Artan Grubi vetëm përçan shqiptarët, prandaj edhe nuk e meriton votën shqiptare”, është shprehur Mexhiti për të shtuar se vota shqiptare, e shumicës së dytë në vendin tonë do të shkojë për Arben Taravarin!

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT