Në zemër të Dibrës sonte u hap shtabi zgjedhor i koalicionit VLEN, mes entuziazmit të qytetarëve dhe bindjes se një epokë e re po nis për qytetin.
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se kandidati i koalicionit për kryetar të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, është shpresa e vërtetë për një drejtim të ri.
“Mela përfaqëson profesionalizëm, përvojë dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Keqmenaxhimit dhe mungesës së vizionit po i vjen fundi. Dibra meriton më shumë dhe me Fisnikun në krye, qyteti do ta marrë vendin që i takon,” theksoi Mexhiti.
Ai shtoi se Dibra ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim, i cili deri më tani nuk është shfrytëzuar, por që me VLEN do të kthehet në realitet.
Mesazhi i natës ishte i qartë: Dibra VLEN!