Zëvendëskryeministri i Qeverisë së RMV-së, Izet Mexhiti, sot ishte mysafir në Konakun e Haxhi Ramizit në Gazi Babë, ku u prit me respekt dhe ngrohtësi nga familja dhe banorët.
Në fjalën e tij, Mexhiti theksoi se ky takim ishte i rëndësishëm, pasi u mor një mesazh i qartë nga banorët: Gazi Babës i duhet qeverisje serioze dhe projekte të mëdha.
“Çairi ka potencial të jashtëzakonshëm, me njerëz punëtorë, familje të forta dhe traditë të pasur, por për fat të keq, qeveritë e kaluara nuk kanë treguar kujdes të mjaftueshëm. Sot Çairi është në fokus të qeverisë dhe kemi mundësi të realizojmë projekte madhore”, u shpreh Mexhiti.
Ai prezantoi edhe planin për komunën e Çairit, që përfshin:
-
investime në infrastrukturë moderne,
-
kushte më të mira për të rinjtë dhe sportin,
-
përkujdesje për familjet dhe mirëmbajtjen e lagjeve,
-
mbështetje për traditën, artin dhe kulturën.
Sipas tij, pritja e sotme tregon qartë se qytetarët kanë besim tek qeveria, ndërsa ky besim është obligim për punë të përkushtuar dhe rezultate konkrete.
Në fund, Mexhiti falënderoi Haxhi Ramizin, familjen e tij dhe banorët e pranishëm për respektin dhe mbështetjen.