Pas lajmit për shkarkimin e gjyqtarit të Artanit dhe Mijallkovit, Izet Mexhiti komentoi situatën duke theksuar se retorika e personave politikë, të njohur si “xhaxhi”, po bëhet gjithnjë e më e zjarrtë.
“Sa më shumë zbardhen aferat korruptive, aq më i madh bëhet angazhimi për shpëtimin e Gruevskit dhe Mijallkovit, dhe sidomos investimi politik për të futur ‘botën serbe’ në Maqedoni”, tha Mexhiti.
Ai shtoi se vizitat nëpër shtëpitë e politikanëve maqedonas dhe kërcënimet me destabilizim zakonisht ndodhin kur politikanët opozitarë përpiqen të shpëtojnë nga përgjegjësia për aferat korruptive.
“Koha kur tensionet ndëretnike shërbenin si mbulesë për korrupsionin ka përfunduar. Koha e përgjegjësisë po afron”, përfundoi Mexhiti.