Saturday, July 27, 2024
spot_img

Izet Mexhiti: PËRGJEGJËSI DO TË KETË! Ali Ahmeti me shokë s’e kanë fare dertin e legjitimitetit, se e dijnë se që moti e kanë humbur atë

I dashur votues,
Gjatë fushatës vazhdimisht kam folur për një grusht njerëz, funksionarë të përjetshëm të BDI-së, të cilët janë kapur pas funksioneve e kolltuqeve dhe sillen sikurse t’i kishin fituar ato në trashëgimi nga paraardhësit e tyre.
Të përjetshmit e BDI-së janë në panik. Rrënimi i regjimit 20 vjeçar do të sjellë edhe llogaridhënie për pasurimin e paligjshëm, për krimin e futur në institucione, do të ketë përgjegjësi për korrupsionin politik, për bizneset e familjeve të tyre.
Prandaj, drama në regji të Ali Ahmetit që po shfaqet sot në Tetovë është vetëm demonstrim frike nga humbja e privilegjeve me të cilat njëherë u pasuruan, e tani po përpiqen t’a mbrojnë pasurinë e krijuar me paratë tona, derisa qytetari i thjeshtë mezi lidh fillimin me fundin e muajit. E kuptoj dëshpërimin e tyre: 20 vite kanë jetuar në llogari të popullit dhe janë pasuruar me paratë e qytetarit! Qëllimin e kanë një: dëshpërimisht të mbrojnë humbjen e pushtetit, kolltuqet dhe bizneset e tyre familjate, qëllim i kamuflluar me patriotizma e folklorizma.
NDRYSHIMI ERDHI! BDI-së dhe shoqërisë së tyre të biznesmenëve u ka skaduar afati i përdorimit. VLEN është faktori i ri legjitim i cili do t’i përfaqësojë shqiptarët. Ne do ta çlirojmë sistemin nga kjo kastë e korruptuar dhe do të hapim mundësinë për njerëz të rinj, kompetent dhe me energji për t’i kontribuar kauzës tonë kombëtare.
Për fund, askush të mos ketë dilema: PËRGJEGJËSI DO TË KETË! Ali Ahmeti me shokë s’e kanë fare dertin e legjitimitetit, se e dijnë se që moti e kanë humbur atë. Çështja e vërtetë është se nuk e kanë më LLOTARINË, që ua solli SORAVINË.
Ka ardhur koha që shfaqjet sikur e sotmja në Tetovë t’i ulin perdet.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT