Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ishte mysafir në shtëpinë e doktoreshës Besa Demiri, ku u prit me ngrohtësi nga ajo dhe një grup profesionistësh, mjekësh, profesorësh dhe intelektualësh të komunës.
Në këtë takim miqësor, u zhvillua një bisedë frymëzuese për projektet aktuale dhe mundësitë e zhvillimit të Çairit. Mexhiti foli për përkushtimin ndaj qytetarëve, për investimet që po ndryshojnë pamjen e komunës, dhe për vizionin e qartë për ta bërë Çairin shembull të zhvillimit dhe bashkëjetesës.
Ai theksoi se takimet me profesionistë dhe qytetarë janë mënyra sesi qeverisin ata – me përkushtim, drejtësi dhe bashkëpunim me çdo familje që beson tek puna e mirë dhe shërbimi publik.