Izet Mexhiti zhvillon takim me Ambasadorin e Çekisë, Jaroslav Ludva

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi sot një takim të frytshëm me Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Maqedoni, z. Jaroslav Ludva. Biseda u fokusua në disa tema kyçe për vendin, me theks të veçantë zhvillimet politike dhe procesin zgjedhor.

Ambasadori Ludva përcolli urimet e tij për rezultatin zgjedhor, duke vlerësuar qasjen konstruktive dhe orientimin perëndimor në ndërtimin e institucioneve më transparente dhe efikase.

Gjatë takimit, Mexhiti theksoi përkushtimin për bashkëpunim të qëndrueshëm me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Republikën e Çekisë, veçanërisht në mbështetje të reformave dhe proceseve integruese.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Çairit dhe institucioneve çekе, në fushat me prioritet për të ardhmen e vendit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT