Jaçek Bak: Polonia do të fitojë ndaj Shqipërisë dhe do të preferonte Suedinë në finale

Më 26 mars, kombëtarja polake do të luajë kundër Shqipërisë në gjysmëfinalen e fazës eliminatore për të siguruar një vend në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet në finale me fituesin e ndeshjes Ukrainë-Suedi, për të siguruar kualifikimin në turneun botëror.

Ish-kapiteni polak, Jaçek Bak, shpreh besimin se Polonia do të fitojë në shtëpi kundër Shqipërisë dhe do të preferonte të përballej me Suedinë në finale. Ai thekson se sfida ndaj Suedisë nuk do të jetë e lehtë, pasi suedezët do të kërkojnë hakmarrje për humbjen në finalen e play-off-it të kaluar, ndërsa përballja me Ukrainën do të ishte e preferueshme vetëm nëse ndeshja luhet në Poloni.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT