Sunday, April 28, 2024
spot_img

Janë firmosur kërkesat për ekstradimin e Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka nënshkruar kërkesat për ekstradim të Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit. Kërkesat pasi të përkthehen do t’i përcillen Ministrisë së Punëve të Jashtme për procesim të mëtejshëm deri te Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas Sheval Muaremit i cili dyshohet se është pjesë e një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar, i dyshuar për disa krime, Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar, i cili është publikuar edhe në faqen e Ministrisë.

Në janar të këtij viti janë ngritur kallëzime penale për 16 persona të cilët dyshohen për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, vrasje dhe tentativë vrasjeje. Të gjithë ishin anëtarë të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar, të drejtuar nga Muaremi (46) nga fshati Grcec

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT