Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës (KZK) ka miratuar një vendim me të cilin konstaton se katër shoqëri tregtare (markete) dhe Shoqata e Odave Ekonomike të Maqedonisë (SSKM) kanë marrë pjesë në një marrëveshje të ndaluar ose sjellje të koordinuar.
Sipas njoftimit të KZK-së, në një mbledhje të mbajtur më 5 shkurt 2025, pjesëmarrësit kanë arritur qëndrim të përbashkët për të mos pranuar lista të reja apo të rritura të çmimeve nga furnizuesit. Kjo përbën zëvendësim të sjelljes së pavarur në treg me koordinim praktik mes tyre.
KZK ka shqiptuar gjoba kundërvajtëse prej 50.000 eurosh për secilin prej marketeve, ndërsa Shoqatës së Odave Ekonomike të Maqedonisë i është shqiptuar një gjobë prej 18.500 eurosh.

